Hezitimi i Kurtit për t’u përgjigjur për marrëdhëniet me SHBA-në, Hoti: Nuk i shërbejnë interesave strategjike të Kosovës

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për mospërgjigje në pyetjet për marrëdhëniet e tij më Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai ka thënë se ky hezitim i Kurti por edhe i çdo zyrtari të Kosovës, nuk i shërbejnë interesave strategjike të Kosovës.

Shkrimi i tij:

Po e përjetojmë kohën kur Kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në.

Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në.

Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës.

Të ngjashme