HIB Petrol është zotuar t’i mbështesë fëmijët me Sindromën Down.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë të HIB-it pas vizitës që bënë në kafenenë X21 ku janë të punësuar persona me këtë sindromë, raporton Ekonomia Online.
Në Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve me Nevoja të Veçanta, HIB ka sjellë një donacion monetar, si dhe disa bluza si dhuratë.
Frosina Islami, nga kompania HIB, tha se ndihen të nderuar qe sot janë në mesin e këtyre fëmijëve.
“Është kënaqësi për ne me i ndihmu këta fëmijë. HIB mundohet që çdo herë të jetë afër këtyre fëmijëve. Sot ishim me një aktivitet simbolik, mirëpo kjo nuk do të jetë hera jonë e fundit”, tha ajo.
Kosovare Bunjaku, nga Qendra e Down Syndrom në Prishtinë, tha se mirëpresin ndihmat nga organizatat dhe kompanitë
“Ne mirëpresim ndihmat që vinë nga organizatat dhe kompanitë, natyrisht ne jetojmë nga fondet që na jepen”, tha Bunjaku.