HIB Petrol ka bërë përzgjedhjen e fituesve të lojës shpërblyese, për raundin e 4-të. Këtë muaj ka ndarë si shpërblim për konsumatorët e tyre, Sigurim Kasko të veturës për 1 vit, dhe vikend në Hotel Emerald, raporton Ekonomia Online.
Tërheqja e shpërblimeve u bë në mjediset e drejtorisë qendrore të HIB Petrol në Prishtinë.
Të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin zyrtari i ATK- së, Adil Kryeziu, Vedat Hajdari dhe Luljetë Mahmuti nga HIB Petrol.
Fitues i Sigurimit Kasko për veturë u shpall Pleurat Rexhepi, ndërsa fitues i shpërblimit “Vikend në Hotel Emerald” u përzgjodh Luan Jahiri, raporton EO.
Këto shpërblime ndahen çdo muaj nga kompania HIB Petrol ndërsa premia e shpërblimeve do të ndahet në muajin dhjetor.