Hibrid.info konstaton se në “TikTok” ka rritje të keqinformimit në prag të fushatës

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 12:21 | Nga Diellza Gashi

Hibrid.info ka prezantuar raportin mujor mbi çrregullimin informativ, me fokus të veçantë te para fushata dezinformuese, raporton Ekonomia Online.

Kjo ngjarje synon të analizojë dhe të diskutojë fenomenet kryesore të keqinformimit dhe ndikimin e tyre në opinionin publik, sidomos në media sociale lidhur me proceset zgjedhore.

Hulumtuesi Festim Rizanaj, ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë trajtuar 55 përmbajtje , ku 51 (93%) prej tyre ishin në gjuhën shqipe ndërsa 3 (5%) në gjuhën serbe dhe këndi 1 (2%).

Ai ka theksuar se kjo analizë ka nxjerrë në pah një rritje të keqinformimit, kryesisht në TikTok, i cili është bërë një fokus kryesor i fushatave keq informuese, veçanërisht ato para zgjedhore.

“Ideja e konferencës është të prezantohet raporti mujor të tetorit, duke ndërlidhur me rritjen e keq informatave në TikTok, fokusi në një fushatë keq informuese parazgjedhore. Gjatë muajit tetor disa të dhëna ku janë gjetur dhe trajtuar 55 përmbajtje, 51 për qind ka qenë në gjuhën shqipe, pjesa tjetër ka qenë në serbisht dhe në anglisht. Lajmi i rremë ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar gjatë muajit tetor, pasuar nga përmbajtje të ndryshme mashtruese, dhe të gjitha këto janë gjetur në TikTok, fokuse ka qenë aty, publikimi i këtyre lajmeve të rreme. Mashtrimi vazhdon me 16 për qind, dezinformatat radhitet si e treta. Prej krejt kategorive kryesish ka ndikuar në mediat sociale që janë publikuar”, ka njoftuar Rizanaj.

Rizanaj ka theksuar se partitë politike, janë bërë subjekt i keqinformimit në mediat sociale, madje shtoi se njëri nga të përfolurit për keqinformim është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Temat sondazhet e zgjedhore e para dominon në muajin tetor duke u ndërlidhur me para fushatë keqinformuese zgjedhore ku po zhvillohet në mediat sociale, Veriu ka pasur disa përmbajtje keqinformuese dhe zgjedhjet në Kosovë. Kur i bashkojmë sondazhet zgjedhore dhe zgjedhjet e Kosovës dy tema të përbashkëta përbënë shumicën e përmbajtjes keqinformuese të publikuara gjatë muajit tetor dhe kjo praktikë ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor. Edhe figurat ndërlidhen me para fushatën zgjedhore ku partitë politike duke i përfshirë të gjitha këto të mëdhatë, dominon si institucionet më të përfolura, edhe kryeministri Kurti është figura më e përfolur gjatë muajit tetor dhe herë pas here edhe gjatë muajve të tjerë, Kurti është njëri nga protagonistët e përfolur në keqinformatë”, shtoi ai.

Fatbardh Dema ka folur për rritjen e keqinformimit në platformën TikTok, duke u bazuar në analizat e raportit për tre muajt e fundit (gusht, shtator, tetor).

“Duke u bazuar ne raportet mujore te keqinformimit për tre muaj (gusht, shtator, tetor), është vërejtur rritje e keq informatave ne median sociale TikTok. Në muajin gusht, Facebook ishte platforma kryesore me 31% të totalit të publikimeve keq informuese, duke dëshmuar se është ende një mjedis i gjerë ku përmbajtjet e pasakta mund të ndahen ne masë te madhe nga përdoruesit. TikTok, gjithashtu, luajti një rol të rëndësishëm, duke përfaqësuar 23% të publikimeve në këtë periudhë”, ka folur Dema.

Ai ka theksuar se, në muajin Gusht, Facebook ishte platforma kryesore me 31% të publikimeve keqinformuese, gjithashtu edhe TikTok ka luajtur një rol të rëndësishëm me 23% të totalit të publikimeve.

“Sidoqoftë, analizat e realizuara në shtator zbuluan një ndryshim domethënës, me TikTok që përjetoi një rritje të madhe dhe u be platforma kryesore për shpërndarjen e keq informatave, më 35% të totalit, ndërsa Facebook në vendin e dytë me 33%. Ndërsa në tetor, TikTok prapë ishte media sociale me përqindjen me të madhe të keq informatave (38%), ndërsa Facebook mbeti e dyta, 24%. Duke pësuar rënie nga shtatori për 9%. Formati i TikTok promovon viralitetin, dhe keq informatat në këtë platforme janë te afta të përhapen më shpejt përmes videove të thjeshta që përfshijnë interpretime të rreme të ngjarjeve aktuale. Fushat më të prekura përfshijnë politiken, ku përmbajtjet e keq informuara lidhur me zgjedhjet e kryesisht me sondazhet e rreme”, ka theksuar ai.

Dema shtoi se që nga shpallja e datës 9 shkurt 2025 për zgjedhjet parlamentare në Kosovë nga presidentja Vjosa Osmani, janë verifikuar 14 sondazhe të rreme nga hibrid.info. Që nga data 16 gusht, kur presidentja Vjosa Osmani kishte caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do te mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare ne Kosove, hibrid.info ka verifikuar gjithsej 14 sondazhe te rreme. Prej tyre kishte sondazhe te rreme qe ishin komplet te fabrikuara, po ashtu kishte sondazhe te vjetra qe u paraqitshin rrejshëm si aktuale, si dhe sondazhe te vjetra te cilat u paraqitnin si aktuale por duke ia ndryshuar përqindjet, si dhe akronimet e subjekteve politike.

Tutje, sipas tij disa ishin sondazhe të fabrikuara, ndërsa të tjera ishin sondazhe të vjetra që u paraqitën si të reja, me ndryshime të përqindjeve dhe akronimeve të partive politike.

“Në TikTok dhe Facebook janë gjetur faqe e llogari të ndryshme që përmes keq informatave mbështesin qeverinë. Këto përmbajtje keq informuese kryesisht përmbanin tema si armatimi i FSK-së nga Izraeli dhe Turqia, sondazhe të rreme, se Turqia e mbështet idenë për hapjen e Urës së Ibrit, e përmbajtje të rreme për marrëveshje të Qeverisë me Kuvajtin për investim miliarda euro ne Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme