Ekonomia Online
FUNDIT

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, eskalon protesta në Tiranë

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, eskalon protesta në Tiranë

Partia Demokratike në Shqipëri ka nisur para objektit të Kryeministrisë një protestë përmes së cilës ka kërkuar largimin e Qeverisë dhe vendosjen e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Kjo protestë organizohet pas pretendimit të opozitës për dallavere në zgjedhjet e 11 majit të vitit të shkuar.Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të […]

Partia Demokratike në Shqipëri ka nisur para objektit të Kryeministrisë një protestë përmes së cilës ka kërkuar largimin e Qeverisë dhe vendosjen e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kjo protestë organizohet pas pretendimit të opozitës për dallavere në zgjedhjet e 11 majit të vitit të shkuar.Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, mediat në Shqipëri raportojnë se kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë.

Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar shqiptar nga podiumi.

Gjatë tensioneve ndërhyri dhe autoboti, i cili filloi të lagte qytetarët për t’u larguar.

Të ngjashme