Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë, pasi persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një mjet të dyshuar, që besohet të jetë granatë, në oborrin e një shtëpie.
Sipas njoftimit, dy persona kanë njoftuar Policinë për incidentin.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar muret e dy shtëpive, si dhe një automjet. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.