Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Mitrovicë – nisin hetimet

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një mjet shpërthyes është hedhur pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa hetimet kanë nisur.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia përmes raportit.

Të ngjashme