Isaac Kappy, aktori i cili u akuzua për sulm ndaj Paris Jackson, ka ndërruar jetë.
Aktori 42 vjeçar vdiq pasi kërceu nga një urë në Arizona, raporton TMZ.
Kappy njoftohet se u hodh nga ura Transwestern Road dhe më pas u godit nga një kamion.
Para vdekjes së tij, Isaac bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram duke thënë se ai nuk ishte një djalë i mirë.
“Në fakt unë kam qenë një djalosh mjaft i keq gjatë gjithë jetës sime”, ka shkruar ai.