Hidhet një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Isniq, policia nis hetimet

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kishin hedhur në oborrin e një shtëpie një bombë dore në fshatin Isniq të Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtepie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme