Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kishin hedhur në oborrin e një shtëpie një bombë dore në fshatin Isniq të Deçanit, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtepie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.