Është hedhur një mjet shpërthyes para pak minutash afër Liqenit të Ujmanit.
Rastin e konfirmoi për Ekonomia Online, zëvendëskomandanti i Policisë, Veton Elshani, i cili ka thënë se si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar dy vetura.
Mirëpo ai ka njoftuar se nuk dihet ende nga se ka ardhur ky shpërthim dhe a ka qenë granatë dore apo ndonjë mjet tjetër.
“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.