Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tre zyrtarëve të komunës së Drenasit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtoresha e Shërbimeve Publike në Drenas, Hyrije Thaçit, e cila ishte e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare,së bashku me dy zyrtarët tjerë Vehbi Jashari dhe Shyqyri Bublaku.
“Vlerësoi se kjo aktakuzë kishte qëllim shantazhimin dhe dëmtimin e personalitetit tim nga individë të caktuar…edhe pse automjeti ishte me i mirë se që ishte kërkuar (dëshmi raporti i pranimit) dhe tash e 17 muaj përdoret në shërbim të qytetarëve të Drenasit dhe me gjerë!”, ka shkruar Thaçi në facebook, raporton Drenica sot.
Ata ishin akuzuar se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni të zjarrfikësve.
Kryetari i Drenasit më ta marr detyrën e tij kishte suspenduar të tre zyrtarët.