Hidhet shorti në Evropa Ligë, këto janë grupet

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 14:12 | Nga

Është hedhur shorti për fazën grupore të Evropa Ligës sot në Monako, me gjigantët evropianë Milan, Arsenal dhe Chelsea, që i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë garë.
Milani do të luajë në Grupin F, dhe për kundërshtarë do t’i ketë Olympiacosin, Real Betis dhe Dudelangen, raporton Express.

Ndërkohë, gjigantët anglezë, Arsenali dhe Chelsea kanë rënë në grupet E dhe L, respektivisht.

Topçinjtë do të kenë punë me Sportingun, Qarabagun dhe Vorsklan, ndërsa ta kaltrit e Londrës me PAOK-un, Baten dhe Vidin.

Vlenë të ceket se pesë klube debutojnë për herë të parë në fazën grupore të një gare të madhe të UEFA-s: Akhisar Belediyespor, Jablonec, Spartak Trvana, Dudelange and Sarpsborg.

Këto janë grupet në Evropa Ligë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme