Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në mesditën e sotme është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ku janë bërë të ditura çiftet e ndeshjeve të para për këtë edicion në Kupën e Kosovës.
Fushë Kosova do ta kalojë këtë rund të parë pa ndeshje, ndërsa klubet e tjera të ligave të nivelit më të ulët të futbollit në Kosovë do të përballen mes vete, raporton Gazeta Express.
Çiftet e plota të rrethit të parë:
FC A&N vs KF Vëllazëria
KF Minatori vs FC Sharri
FC Dardanët vs KF Behari
Fushë Kosova pa lojë kalon rrethin e parë.
Këtë garë sezonin e kaluar e fitoi Feronikeli, që e mposhti Trepçën ’89 në finale. Ndërsa, klubi më i trofeshëm i këtij turneu është Prishtina, me pesë tituj.
Kupa e Kosovës, ku garojnë edhe klubet e Superligës së Kosovës, ka prestigj edhe shkaku që e garanton një vend në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.