Hidhet shorti, zbulohet kur do të performojë Anxhela Peristeri në finalen e ‘Eurovision’

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë ka qenë nata e dytë e gjysmë finales së festivalit evropian “Eurovision 2021”, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” kaloi në finale të këtij festivali.

Ditën e sotme, Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.

Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe më pas menjëherë do të jetë Anxhela me këngën ‘Karma’.

Finalja e madhe do të mbahet në Rotterdam më 22 Maj, pra të shtunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme