Hidrodrini: Uji në fshatrat e Deçanit është brenda normave

Prishtinë | 12 Qer 2024 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, ka njoftuar se kanë pranuar rezultatet nga mostrat e ujit nga fshatrat Llukë e Gramaçel të komunës së Deçanit nga ana e IKSHPK-së, gjegjësisht IRSHP-së dhe se të njejtat rezultojnë se uji në Deçan është brenda normave.

Reagimi ka ardhur pas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (E Diel) për cilësi të ujit në fshatrat Llukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj kompanie shkruan Telegrafi.


Ata përmes një postimi në Facebook , kanë bërë të dituar se uji në këto fshatra është I pijshëm dhe është brenda standardit.

“Dalin mostrat e Llukës dhe Gramaçelit – Uji në Deçan, është brenda normavePas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (ditë e Diel) për cilësi të ujit në fshatrat LLukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura.Mostrat jane dërguar në IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal e Shëndetit Publik-Pejë për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakterologjike.Pas analizave të kryera nga IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, brenda normave kohore, IRSHP ka kthyer rezultatet e mostrave në fjalë, të cilat sipas Udhëzimit Administrativ UA 10/ 2021, rezulton se i plotësojnë standardet e ujit të pijes”, kanë njoftuar ata përmes rrjetit social Facebook.

Të ngjashme