Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.
“Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe”.
“Pra, nuk do të ishte një shembull unik, sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, tha Hill, kur u pyet se pse Amerika nuk po e shtyn para formimin e Asociacionit.
Kësisoj diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes Twitterit.