Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Chris Hill, ka folur për aktakuzën e ngritur sot për agresionin në Banjskë më 24 shtator nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Hill tha se pozicioni i Shteteve të Bashkuara në lidhje me Banjskën është i njohur dhe se i njëjti nuk ka ndryshuar.
“Pozicioni i ShBA-së në lidhje me Banjskën është i njohur, ne i kemi mbështetur përpjekjet për t’i mbajtur përgjegjës për ngjarjen në Banjskë dhe të njëjtit të japin llogari. Pozicioni i jonë është i njëjtë dhe nuk kemi pozicion të ri”, tha Hill në një konferencë për media.
Prokuroria Speciale e Kosovës këtë të mërkure ka ngritur aktakuzë për 45 persona të cilët dyshohen se morën pjesë dhe e organizuan agresionin në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.