Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se stërvitjet e përbashkëta si Platinum Wolf e forcojnë partneritetin midis ShBA-së dhe Serbisë, si dhe e sigurojnë paqen në mbarë botën.
“Ushtrime të përbashkëta si Platinium Wolfi forcojnë partneritetin tonë dhe ndihmojnë ushtritë tona që ta sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë”, ka shkruar Hilli në Twitter.
“Mirë të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe që mësojnë nga njëra-tjetra– lë të bëjmë më shumë”, ka vijuar ai teksa e ka etiketuar llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Serbe në Twitter, si dhe e ka shtuar hashtagun #mëtëfuqishëmsëbashku.
Joint exercises like Platinum Wolf strengthen our partnership and help our militaries ensure peace and security around the world. Great to see Serbian and American forces working side by side and learning from one another – let’s do more @mo_i_vs! #StrongerTogether pic.twitter.com/A06zhRplOJ
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) June 22, 2023