Hillary Duff rrëfen se si e konsumoi placentën e saj

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Hilary Duff thotë se kohët e fundit ka shijuar një ndër lëngjet më të mira që ka konsumuar në jetë, por nuk ishte pije e zakonshme.

Ajo ishte mysafire në emisionin televiziv kushtuar shëndetësisë të Dr. Elliot Berlin, ku 31-vjeçarja zbuloi se piu placentën e saj kur lindi fëmijën e dytë.

“Ishte lëngua më delikat që kam shijuar ndonjëherë”, tha ajo dhe shtoi ” S’kam pirë lëng më të shijshëm që kur isha dhjetë vjeçare. Ishte kalori e mbushur me lëng dhe fruta dhe çdo gjë të shijshme”.

Megjithëse Duff fillimisht ishte në mëdyshje për të ngrënë placentën, ajo tha “Ishte pak e çuditshme, të jem i sinqertë me ju”.

Megjithatë teoritë që pretendonin se në këtë formë do të parandalonin depresionin dhe gjakderdhjet pas lindjes ishin të mjaftueshme për ta bindur atë që ta provojë.

Por nuk mbaron me kaq, shkruan “The Cut”. Hilary rrëfeu se pjesën tjetër të placentës e ktheu në kuba akulli që të mund t’i përdorë në lëngje të tjera.

Ndryshe, një sërë studimesh mbështesin idenë se gratë nuk duhet t’i konsumojnë placentat e tyre, por kjo nuk ju duk e arsyeshme aktores.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme