Hillary e interviston Bill Clintonin, flasin për Shqipërinë, Kosovën e fëmijët që mbajnë emrin e presidentit amerikan

| 13 Dhj 2023 | 12:54 | Nga

Historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është e ndërlidhur me çiftin presidencial amerikan Bill dhe Hillary Clinton. Të dy kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe në rrugën drejt shtet bërjes. Tema e Kosovës pashmangshëm ka qenë edhe pjesë e diskutimit në mes të Hillary Clinton dhe Bill Clinton, pasi ish-sekretarja amerikane e shtetit e ka ftuar ish-presidentin amerikan në Podcast-in e saj “Ti dhe unë bashkë me Hillary Clinton”.

Në bisedën e tyre Hillary është interesuar për udhëtimin e fundit të Bill Clinton në Shqipëri dhe gjithë momentet më interesante përgjatë qëndrimit të tij në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Bill Clinton në këtë intervistë përballë gruas së tij ka folur për përshtypjet e tij për Shqipërinë që ka dalë nga diktatura e Enver Hoxhës dhe për rrugën që ka marrë drejt zhvillimit. Ish-presidenti amerikan ka përmendur edhe përfshirjen në çlirimin e Kosovës, duke kujtuar luftën e Kosovës për ekzistencë dhe për t’u pavarësuar e larguar nga kthetrat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, shkruan Gazeta Express.

Në këtë bisedë, Hillary e ka pyetur edhe për gjithë fëmijët që kishin udhëtuar nga Kosova për në Tiranë e të cilëve prindërit ua kishin lënë emrat Bill, Clinton ose Billclinton, për nder dhe respekt të presidentit amerikan.

Të ngjashme