Himni për Nënë Terezën u këndua para një viti në Vatikan

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 09:49 | Nga

Shenjtërimit të Nënë Terezës, i ka paraprirë një koncert madhështor, organizuar nga Qeveria e Kosovës më 3 shtator të vitit që shkoj.

Në Bazilikën papale të San Paolos, në Selinë e Shenjtë janë mbledhur për të interpretuar zërat më të njohur shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Lorik Cana dhe Rita Ora kanë çelur koncertin në nder të humanistes shqiptare, me një prezantim të shkurtër për të pranishmit.

Inva Mula u ngjit e para në skenë, me himnin e Nënë Terezës, “ Valsi Hyjnor”.

Të tjerë artistë që performuan në Bazilikën San Paolo ishin Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Rita Ora e Ermonela Jaho.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Meta, si dhe ish – Kryeministri Berisha e kreu i opozitës Basha kanë ndjekur koncertin në krah të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, mes të cilëve dhe Presidenti Thaçi.

Nesër, në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, do të zhvillohet dhe mesha për shenjtërimin e bamirëses shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, drejtuar nga Papa Françesku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme