Prishtina njihet si vendi i kaosit, vendi ku nuk ka parkingje për vetura, vendi ku trotuaret janë të zëna, ku këmbësoret nuk kanë nga të ecin.
Prishtina njihet ku nuk ka as korse për biçikleta, semaforët janë të pakoordinuar, ku një reshje e shiut i bllokon rrugët, ku kolonat e gjata krijojnë ndotje të ajrit dhe ku fajtor për gjitha këto probleme lihet vetëm qytetari.
Dimrin e fundit për disa ditë bllokuan hyrjen e veturave në qytetet me arsyetimin e heqjes së ndotjes së ajrit, pasi Prishtina ishte e para në botë për ndotjen e ajrit.
Kur iu dështoi projekti, pas disa ditësh e mbyllen si çështje kinse patë sukses, realisht filluan erërat të fryjnë, por ndotja mbetet ende këtu.
Sot në Prishtinë, po shënohet dita pa vetura, ku ndalohet qarkullimi me vetura në disa rrugë për disa orë në shenjë respekti për ambientin.
Hipokrizia e këtyre fushatave nuk ka të ndalur, ku qytetarëve u mundohen tu shesin pallavra, si Ministria e Ambientit, komuna e Prishtinës dhe gjitha institucionet relevante.
- Në Prishtinë nuk mund të udhëtosh me biçikletë sepse nuk ka rrugë për biçikleta!
- Në Prishtinë nuk mund të ecësh as në këmbë se gjitha trotuaret janë të zëna!
- Në Prishtinë nuk mund as ta parkosh veturën e të ecësh në këmbë, sepse nuk ka parkingje as për banorët e lëre më vizitorët!
- Në Prishtinë nuk guxon të udhëtosh në këmbë apo me biçikletë sepse lehtë aksidentohesh nga veturat pasi as ato e as ti nuk ke nga lëviz lirshëm!
- Në Prishtinë, prindërit detyrohen t’i dërgojnë dhe t’i marrin me makinë fëmijët në kopshte e shkolla sepse rreziku i aksidenteve është real!
- Në Prishtinë ndotja e ambientit vjen nga KEK-u, bizneset e objektet që ngrohen me lëndë djegëse si druri, nafta apo qymyri!
- Veturat lëshojnë më shumë gaz kur janë në kolonë dhe jo në lëvizje, zgjidhja e kolonave lejon që fare pak të shkaktohet ndotje nga veturat!
- Veturat harxhojnë më shumë derivate kur janë në kolonë dhe kështu kompanitë e derivateve përfitojnë më shumë pasi janë të lidhura me politikën!
- Askujt nuk i konvenon zgjidhja e këtyre problemeve, sepse edhe mjekësia dhe barnatoret kanë më shumë punë nga ajri i ndotur dhe e kundërta, sa më pak të sëmurë më pak punë!
- Me zgjidhjet ku nuk ka për investime e përfitime miliona euro nuk merret askush me ato zgjidhje!
- Pyjet vegjetativë rreth KEK-ut dhe në zona të ndryshme të Prishtinës, një zgjidhje e shpejtë dhe e lirë nuk i konvenon askujt sepse dëmton bizneset farmaceutike!
- Nuk ka kush t’i zgjidhë këto probleme pasi nuk kanë as njerëz që dinë e duan!
- Në poste për zgjidhjen e këtyre problemeve janë njerëz komplet jo-kompetent!
- Rrugët me plot gropa, ndërprerje e pa rregullime të trafikut e ngadalësojnë udhëtimin dhe krijohet kaos!
- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dëshiron të merret me politika qeveritare dhe ta “rregulloj” Kosovën e jo të merret me Prishtinën dhe ata që e kanë votuar. Pra, Ahmeti nuk ka mundur ta rregulloj dhe e ka bërë kaos Prishtinën e po mund ta rregulloj Kosovën!
- Në energjinë e pastër nuk ka kurrfarë investimi e prapë kërkohet të përdoret, qytetarët turbina e fusha të paneleve personale nuk mund të ndërtojnë!
- Këto fushatat për vetëdijesim janë pallavra përderisa nuk ka rregullim të punëve të lartcekura, qytetarët janë të vetëdijshëm por nuk kanë tjera mundësi!
Hipokrizia e disa politikanëve me qytetarë nuk ka të ndalur, asgjë nuk rregullohet e faji u lihet qytetarëve.
Qytetarëve u shesin fushata vetëdijesimi, diçka që këto fushata janë pallavra,
Qytetarët nuk kanë nevojë për fushata por për zgjidhje.
Fushatat ofrohen kur ekzistojnë zgjidhjet, por që ato alternativa qytetarët nuk i përdorin apo i keqpërdorin.
Askush askujt nuk mund t’i bëjë ftesë sot të lëvizë pa makina përderisa nuk ka rrugë alternative. (Komenti.info)