Fushata për zgjedhjet e ardhshme, por se kur do mbahen ato nuk dihet, veç sa ka nisur nga liderët partiak të Kosovës. Kësaj fushate po i vjen era edhe në diasporë, sado që politikanët tanë mundohen të arsyetohen ndryshe; vizita aktivitetesh.
Megjithatë edhe nëse e marrim si fushatë, ka gjasa se do të jenë si të gjitha të tjerat me fusnota shqetësuese.
Edhe nga ata që pretendojnë për kryeministër apo deputet, po hetohet një fushatë jo aq e rrafshet, jo aq më kulturë. Ndershmëri aspak.
Raste i parë që tregoi se do të mungoj sinqeriteti, tregoj një tubim i mbajtur në Hamburg për ta përkujtua Heroin Sali Çekaj, ku mori pjesë kryetari i LDK-së Lumirë Abdixhiku më suitën e tij.
I gjithë tubimi përkujtimor, ishte i përgatitur mjaftë mirë nga Nëndega e Hamburgut.
Mirëpo, ardhja e gjashtë apo shtatë vetave nga Kryesia e LDK-së, nga Prishtina, ngjante sikur veç tash pas 25 viteve e kanë kuptuar kush ishte Heroi Sali Çekaj. Dhe sikur kërkonin ti shpërlanin mëkatet për lënien në heshtje për vitet të tëra. Motivi, që tani të thirren në emrin e Sali Çekajt, në esencë është hipokrite, sepse nuk e mashtrohen ajo pjesë e elektoratit që më aq besueshmëri i beson për aq vitet LDK-së, e cila i keqpërdori gjer sot nga një klan i caktuar hipokritesh, si kryetari dhe ish kryesia Qendrore e LDK-së, në Prishtinë, ashtu edhe nga disa individ, kinse “ledekeist” që përçanë anëtarësinë e LDK-së, për vitet të tëra në Gjermani, e sot rrahin gjoks nëpër tubime.
A s´është kjo një hipokrizi ?
Pse?!
Përgjigja është e thjeshtë:
E para; sot pas kaq vitesh dikujt i ra ndërmend që njeriut më kontribut-dhënës për lirin e Kosovës, Heroit Sali Çekaj ti ndahet dekorata më të lartë që e jep Lidhja Demokratike e Kosovës në emër të “Dr. Ibrahim Rugova”. Nëse deri sot i është dhënë dikujt kjo dekoratë, a thua kush e paska merituar para Salihut ?!
E dyta: kur në vitin 2001, nga vetë anëtarët e LDK-së, nëndega e LDK-së në Hamburg, dhe KSH “Verrat e Llukës” në Hamburg, u kërkuar që “Në Deçan të ngritët përmendorja e Sali Çekut”, ( gazeta Bota sot, me 1 dhe 2 shkurt 2001), ishte vetë ajo LDK-ja, që e kundërshtoj ketë iniciativë të anëtarësisë duke i quajtur propozuesit; “profiter”(Bota sot 16 shkurt 2001).
Megjithatë, falë këmbëngulësisë së anëtarësisë dhe e asaj “iniciativës qytetare dhe atyre profiterëve individual”, u mblodhën mjetet, u ngrit përmendorja e Salih Çekut në Deçan pa e dhënë LDK-ja, e as Qeveria asnjë kacidhe ndihmë…
A s´është hipokrizi kur sot, po ata njerëz, në emër të Salihut kërkojnë votën?!
E treta: edhe pse LDK-ja për vite të tëra e kishte Prishtinën (dy mandate Isa Mustafa) dhe për vite të tëra LDK-ja ishte në Qeveri, nuk e pa të arsyeshëm që në kryeqytet, në Prishtinë, asnjë rrugë, asnjë shesh, asnjë institucion shtetëror nuk e ka emrin e Heroit Sali Çekajt?!
A s´është hipokrizi që sot të kërkohet në emrin e Heroit të kërkohet përkrahje?!
Gjë e parëndësishme, mund ta quajë dikush! Por s´është kështu, se vetëm kur afrohen zgjedhjet ta kujtosh Heroin, mendoj se aq sa është hipokrite, aq është mashtruese për mërgimtarët të cilët nuk mund ta përpinë aq lehtë.
Kam frikë se paraqitja e kryetarit të LDK-së, në tubime të tilla më disa individ që ishin më tepër si dekor, nuk japin rezultate!
Sado që kryetari i LDK-së, është plot energji për të punuar, në unin e tij ka diçka që tregon së nuk është lirua akoma nga tutela e mësuesve të tij.