Një fotografi e komandantit legjendar Adem Jashari është hequr nga tribuna e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, e cila ishte vendosur para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli.
Shqipëria është duke e humbur 1:0 ndeshjen kundër Anglisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në kryeqytetin shqiptar, raporton Gazeta Express.
Fotografia para ndeshjes
Fotografia e heroit të luftës së fundit në Kosovë ishte vendosur nga tifozët kuqezi para takimit.
Ajo ishte vendosur pranë disa figurave të tjera, të cilat nuk janë prekur për dallim nga fotografia e Adem Jasharit.
Nuk dihen arsyet e largimit të fotografisë së tij.