Komisioni për Buxhet dhe Financa ka hequr përsëri nga rëndi i ditës Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.
Kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani, ka deklaruar së partnerët e koalicionit ende nuk kanë qëndrim dhe platformë të përbashkët sa i përket buxhetit, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e sotme të komisionit nuk ka marrë pjesë deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj.
Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka arsye të mbahet mbledhja e këtij Komisioni, pasi është hequr nga rendi i ditës Projektligji për buxhetin.
Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, ka thënë se deputetët e partive në pushtet nuk janë të interesuar për buxhetpor sipas tij të bëjnë fushatë në Drenas.
“Një pjesë e tyre mund të jenë në Drenas, sepse atje kanë zbarkuar të gjithë, andaj veç ju themi rruga e mbarë”, ka thënë Hoti.
Kjo është hera e katërtë që Komisioni për Buxhet dhe Financa e heq nga rendi i ditës, Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.