Gjatë fjalës së tij në samitin Time 100, shefi Ekzekutiv i gjigantit Apple, Tim Cook, e këshilloi audiencën të përdorë më pak telefonat. Por në fakt ajo që ka dashur të thotë është: “Mjaft e përdorët Facebookun kaq shumë”.
Fillimisht ai u sugjeroi përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet në telefon.
“Nëse keni një iPhone dhe nuk po e bëni, do t’ju shtyja të fillonit ta përdorni”, tha ai.
Cook gjithashtu shpjegoi se organizmi i njoftimeve në telefon solli një ndryshim të dukshëm në jetën e tij dhe produktivitetin.
“Unë e pyesja veten: ‘Vërtet më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë’”.
“Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar”.
“Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë”, tregon Cook.
Shpesh Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit.
Pas deklaratave të shumta kundër kompanisë, Facebooku iu kërkoi punonjësve të mos përdorin më iPhone, por t’i ndërronin ata me Android.