Hisen Berisha, kandidat për deputet nga PDK-ja, zbuloi se kjo parti gëzon mbështetje nga bashkëpunëtorë të afërt të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai përmendi ardhjen e një personi nga ekipi i Presidentit Trump në Kosovë.
“Do ta ketë edhe mbështetjen e SHBA-ve. Një person do të dërgohet nga ekipi i presidentit Trump për ta mbështetur në fushatë PDK-në dhe Veselin dhe për ta implementuar projektin në fjalë” tha Hiseni duke iu referuar projektit për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Berisha në Klan Kosova.
“Do të jeni të gjithë dëshmitarë se nga ekipi i vet Presidentit Trump do të jetë një person në ekipin e Veselit, që do ta mbështesë edhe në fushatë, jo prej ndonjë simpatie të veçantë personale, por thjeshtë për projektin e tij anti-korrupsion”.
“Sipas informative që kam ai vetëm do të duhet të ishte mbrëmë ose sot në Kosovë dhe nga nesër do të jetë pjesë e ekipit dhe do e dëshmojë drejtpërdrejt mbështetjen”.
Berisha tha se do të angazhohen në të gjitha temat e parashtruara në programin qeverisës të PDK-së, përderisa veçoi luftimin e korrupsionit.