Kandidati i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, ka takuar qytetarë e lagjes Gecaj në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.
Berisha tha se kjo lagje gjatë historisë i dha Gjakovës epitetin e veprimit kombëtar krahas mençurisë dhe urtësisë, kulturës dhe traditës së trashëguar ndër breza.
“Takim me qytetarët e Gjakovës, lagjes Gecaj me organizimin e nëndegës së PDK-së, gjegjësisht familjes së gjerë Morina, kjo lagje gjatë historisë i dha Gjakovës epitetin e veprimit kombëtar krahas mençurisë dhe urtësisë, kulturës dhe traditës së trashëguar ndër breza”, shkroi Berisha.
Ai tha se Gjakova do të vazhdojë të jetë barometër determinues për stabilitetin e vendit duke e mbështetur atë dhe programin e PDK-së.
Postimi i plotë:
Sot pata knaqësinë të takohem me skivjanasit qytetarë, që në të shumtën ishin nipa e mbesa, qytetarë e bashkëluftëtar, me të cilët bashkëbiseduam si pjestarë të një familje të madhe siç edhe është Kosova.
Nga ky bashkëbisedim entuziazmi dhe përkrahja që u shfaq ndaj Gjeneralit të Unitetit me bashkëpuntorë, rezultati do të jetë fitorja e plotë e programit qeverisës së PDK-së dhe liderit të saj z.Kadrin Veseli.
“ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA”-327
#PDKDekadaeRe
#KadriVeseliKryeministër
#NdërtojmëTëArdhmenPërTydheShtetin
#PDK112
#HisenBerisha41
Adm.