Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme duke u shndërruar në një nga artistet më të suksesshme dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Në rrugëtimin që ka përjetuar lëvizje të shpejta dhe sfida të shumta, Istrefi ka arritur të triumfoi si një simbol frymëzimi për të gjithë.
Era Istrefi u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2014 me këngën “Mani për money”, por ishte kënga “BonBon” e vitit 2016 që e nxiti atë në skenën ndërkombëtare.
“BonBon” shkoi viral dhe u bë një himn i verës në mbarë Europën. Kënga erdhi me një stil të veçantë, duke bërë të qartë se ajo ishte një yll në rritje me diçka unike për të ofruar.
Ndërsa arritje tjetër më e madhe ishte më 15 korrik 2018, pjesëmarrja në “Fifa World Cup 2018 “ ku këndoi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.
Nga kjo pikë, karriera e Era Istrefit nuk ndaloi asnjëherë së ecuri përpara. Kënga e saj e mëvonshme “Redrum” ft. Felix Snow vazhdoi të thellojë ndikimin dhe të tregonte aftësinë e saj për të eksperimentuar me zhanre të ndryshme.
Era Istrefi është shembulli i një suksesi të ndërtuar mbi pasion dhe përkushtim.
Me besim në vetvete, tregon se me talent dhe përkushtim, është e mundur të arrihen ëndrrat më të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare.
Gjithashtu, për fansat e saj të shumtë, artistja është në përgatitjen e shumë risive. Gjatë muajit shtator pritet ta bombardojë tregun me hite të shumta, si solo poashtu edhe bashkëpunime.
Për të gjitha këto risi, na mbetet të presim deri në publikimin e tyre./Indeksonline/