Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.
Polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar, raporton Tch.
Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 13 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.