“Historia fillon me mua”, Mahmuti kritikon institucionet që nuk parapanë nderime për Adem Demaçin

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar institucionet e vendit për mungesën e nderimeve për veprimtarin, Adem Demaçi, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Mahmuti shkroi në Facebook se “të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta”.

“Vogëlsia e logjikës: “Historia fillon me mua”! Në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë nderime dhe ceremoni për hir të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi!”, shkroi Mahmuti.

“Sa të vegjel janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta! Sa të vegjël janë në krahasim me madhështinë e figurës së përjetshme historike të Bacës Adem!”, shtoi ai.

Të ngjashme