Historianët e Deçanit: Hoti kapitulloi para Manastirit serb

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Historianët e komunës së Deçanit kanë dalë me një reagim pasi Qeveria njoftoi sot se është arritur marrëveshje me Manastirin e Deçanit për të vazhduar punimet e ndërprera.

Ata kanë thënë se Hoti ka kapitulluar para Manastirit të Serbisë me këtë marrëveshje – dhe se e cila është thjesht zbatim i një Memorandumi të arritur në vitin 2016 nga ish ambasadori gjerman në Prishtinë, Peter Blomyer,.

“Asnjë manastir apo edhe kishë ortodokse në Kosovë, nuk janë serbe as të Serbisë. Ato janë të shqiptarëve autokton. Janë të uzurpuara dhe të okupuara me shekuj nga sllavët e ardhur në Ballkan qysh në shekullin VII dhe serbet në Kosovës qysh në kohën e Stefan Dushanit.” – shkruajnë historianët deçanas.

Më poshtë deklarata e plotë:

DEKLARATË REAGUESE: KRYEMINISTRI HOTI KAPITULLOJ PARA MANASTIRIT TË DEÇANIT

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj marrëveshjes se radhës të dëmshme të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar siç ka theksuar kryeministrit Hoti nga ai dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se sipas deklaratës së kryeministrit Hoti (pasi që marrëveshja nuk është bere publike), se kjo marrëveshje nuk është asgjë me shumë se sa vënie nën kontroll e pasurive të qytetarëve të Deçanit nga Manastiri i Deçanit dhe mos lejimin e ndërtimit të rrugës neper rrugën ekzistuese e cila lidhe Deçanin me qytetit e Plavës dhe kapitullim i kryeministrit Hoti para Manastirit të Deçanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tentimi për të mjegulluar se po ndërtohet rruga Deçan-Plavë neper trasenë ekzistuese, thjeshtë janë propaganda dhe asgjë me shumë. Çdo devijim i rrugës Deçan-Plavë me bypass apo edhe me rruge alternative-devijues nga rruga ekzistuese janë të papranueshme dhe tepër të dëmshme për të ardhmen e Deçanit, kjo ngase tashme po flitet se në njërën nga pikat e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jenë edhe objektet sakrale ortodokse të okupuara dhe uzurpuara nga sllavët.
Asnjë manastir apo edhe kishë ortodokse në Kosovë, nuk janë serbe as të Serbisë. Ato janë të shqiptarëve autokton. Janë të uzurpuara dhe të okupuara me shekuj nga sllavët e ardhur në Ballkan qysh në shekullin VII dhe serbet në Kosovës qysh në kohën e Stefan Dushanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që rruga Deçan-Plavë të ndërtohet neper trasenë ekzistuese e cila bie përgjatë rrugës në afërsi të Manastirit të Deçanit, rrugë kjo e cila lidhë pjesën e vendbanimeve të Deçanit me pasurit e tyre malore.
Ne, kërkojmë që institucionet lokale dhe ato qendrore të mos bien preh e politikave të Manastirit të Deçanit dhe assesi të mos lejohet joshja e mëtejme e personelit të këtij manastirit, personel i cili ditë e natë punon kundër Kosovës dhe të ardhmes se saj.
Pra, mund të përfundojmë se kjo marrëveshje nuk është asgjë me shumë se sa implementim i Memorandumit që kishte ofruam vite me parë nga ish ambasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomyer, dhe tentim për të zbatuar jashtë ligjshëm dhe në mënyre anti kushtetuese vendimin e majit të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, vendim ky që është i bazuar në ligjet dhe vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit.
Për ne, janë të papranueshme marrëveshjet e këqija për Deçanin dhe qytetarët e saj.
Athua është rastësi se si sot Zyra për Rregullimin e Energjisë, ka lejuar jashtëligjshëm operimin e Hidrocentraleve përgjatë Lumëbardhit të Deçanit, hidrocentrale këto që janë ndërtuar në kundërshtim më gjitha normat ligjore të Zonës së Veçante të Mbrojtur. Pra, kur është në pyetje interesi i Manastirit të Deçanit, institucionet tona heshtin dhe kapitullojnë pa zë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bënë thirrje kryeministrit Hoti, që të publikoj në tërësi marrëveshjen e radhës të dëmshme për Deçanin dhe banorët e tije.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan

K R Y E T A R I
Dr. Shkodran IMERAJ

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme