Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike.
Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë pas kualifikimit në finale të ‘Rio 2016’, transmeton Gazeta Express.
Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.
Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.