Ballkani e ka shkruar historinë e futbollit të Kosovës.
Suharekasit janë skuadra e parë nga Kosova që kualifikohen në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Saktësisht, me fitoren e sotme 1:0 ndaj Shkupit, Ballkani ka siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës.
Meriton Korenica shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit ndaj Shkupit në minutën e 69-të.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm 3:1 nga të dyja ndeshjet, Ballkani shkruan historinë.
Ndryshe, djelmoshat e Ilir Dajës e nisën aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve, por që në rundin e parë eliminator u eliminuan nga Zalgirisi.
Më pas në Ligën e Konferencës, Ballkani eliminoi La Floritën, Klaksvikun dhe sonte Shkupin.