Ministrja në largim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić ia dorëzoi detyrën Ministres së sapoemëruar të Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi.
Me këtë rast, është bërë dorëzim pranimi i plotë i administratës së kësaj Ministrie, e cila përmban:
· Rregulloren (QRK) Nr.04 / 2019 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal;
• Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026;
• Përmbledhjen e ligjeve të për pushtetin lokal: Ligji nr. 03 / L-040 për Vetëqeverisjen Lokale; Ligji Nr.03 / L-041 për Kufijtë Administrativë Komunal; Ligji Nr. 04 / L-010 për Bashkëpunimin Ndër-Komunal, Ligji Nr.03 / L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, Ligji Nr. 06 / L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 06 / L-092 për Shfrytëzim dhe Shkëmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe Ligji Nr. 03 / L-072 për zgjedhjet lokale;
• Raportin e punës së MAPL-së për vitin 2019;
• Raportin Financiar të MAPL-së;
• Propozim buxhetin e Ministrisë për vitin 2020;
• Planin e punës të MAPL-së për vitin 2020, dhe
• Listën e stafit të MAPL-së.
Ministrja Hodić ka uruar ministren e sapoemëruar Redžepi për zgjedhjen e saj dhe i uroi fat dhe sukses.
Në të njëjtën kohë, Ministrja në largim Hodžić falënderoi stafin e MAPL-së për bashkëpunimin e mirë dhe prezantoi ministren e sapoemëruar për aktivitetet e Ministrisë, të cilat janë në proces, si dhe planet e parashikuara për periudhën e ardhshme.