Ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga SDC / DEMOS me temën: ”Ndikimi komunal – rruga përpara”.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin të gjithë përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale nga territori i Kosovës, si dhe ishte prezente edhe ambasadorja Suedeze në Kosovë.
Ministrja Hodžić shprehu mirënjohjen e saj të thellë për projektin SDC / DEMOS për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, gjë që i bën të gjitha palët të përfshira krenar sepse rezultati ishte i qartë, projektet me rëndësi publike u implementuan në terren.
Porosia kryesore e ministres Hodzić u drejtohej para së gjithash kryetarëve të komunave, të cilët ajo nxiti të insistojnë te zyrtarët e tyre në shërbimet më efikase për qytetarët, sepse vetëm nëse ato plotësojnë kriteret e përcaktuara në projektin e ardhshëm të performancës komunale, të njëjtit do të shpërblehen për projektet pasuese.
Ministrja Hodzić u dërgoi një mesazh të qartë donatorëve të mundshëm, duke u kërkuar atyre që të përfshihen, me burimet e tyre dhe në bashkëpunim me MAPL-në, të kontribuojnë në zbatimin e projektit për performancën e komunave, i cili do të avacojë punën e vetëqeverisjeve lokale, mbi të gjitha rrisin transparencën e komunave dhe zhvillojnë një mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
Ashtu do të ndërtojmë shoqëri të sinqertë demokratike, ka theksuar në fund ministrja Hodžić.