Holanda e nis më këmbë të mbarë Euro 2024, shënon fitore ndaj Polonisë

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Me fitore të Holandës ka mbaruar ndeshja e grupit D mes Polonisë dhe Holandës.

Ndeshja u mbajt në ‘Volksparkstadion’, ku një lojë fantastike u zhvillua.

Hapat për të mirë në fillim i kishte Polonia, ku Buksa dha golin e parë në minutën e 16′.

Po nuk shkoi shumë e Holanda u rikthye me barazim në minutën e 29′, nga Gakpo.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, e më fillim të ndeshjes së dytë nuk pati ndonjë shpërthim të menjëhershëm.

Por në minutën e 84′ erdhi në shpëtim Weghorst i cili dha golin e fitores për Holandën.

Të ngjashme