Holanda do qasje më të rreptë ndaj Serbisë, që nuk po vendos sanskione ndaj Rusisë. Deputetët e saj kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat. Holandezët kanë edhe opsione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë.
Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.
Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.
Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në TWitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.
“Dhoma e Përfaqësyesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiq nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një oposion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez.