Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar 120 viktima të koronavirusit, raportoi agjencia “Reuters”.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në këtë shtet të Beneluksit shkoi në 4,409, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u konfirmuan edhe 655 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 37,190.
Ky institut tha se shifrat e vërteta të vdekjeve dhe infektimeve ka gjasa të jenë më të mëdha, sepse jo të gjitha rastet e dyshimta po testohen.
Holanda ka numër mjaft të lartë të viktimave të sëmundjes së re duke e pasur parasysh numrin relativisht të vogël të banorëve në krahasim me disa vende të tjera evropiane.