Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sot nga ora 10:30, do të mbahen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi.
Ndërsa, duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.
Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.
Gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi u nda nga jeta, të mërkurën, në moshën 86-vjeçare.
Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë.