Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës po zhvillohen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi.
Në këto homazhe po marrin pjesë personalitete të skenës politike akademike profesorë universitar dhe qytetarë të shumtë.
Ndërsa, duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.
Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.
Gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi vdiq të mërkurën në moshën 86 vjeçare.
Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë.