Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasin deri në orën 13:00, më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit.
Rexhep Çeliku vdiq pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Javën e shkuar ai mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta./lapsi.