Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith ka falenderuar të gjithë miqtë shqiptarë që kanë marrë pjesë në homazhet që janë bërë gjatë këtyre ditëve për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.
“Thellësisht i prekur nga homazhet që krerët e institucioneve shqiptare, komuniteti diplomatik, partnerët & miqtë tanë i kanë bërë këto ditë Mbretëreshës Elizabeta II. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë që qëndruan pranë popullit britanik në këtë periudhë të vështirë”, thuhet në postim.