“Home Alone” (I vetëm në shtëpi) do të ketë një film të ri dhe producent do të jetë aktori i famshëm Ryan Reynolds.
Titulli i këtij projekti është “Stoned Alone” dhe do të prodhohet nga “20th Century Fox”, e njëjta studio e filmit origjinal.“Stoned Alone” do të ketë të njëjtin shpirt si “Home Alone” dhe do të jetë një përzierje e mirë e pushimeve klasike me shumë batuta, edhe vulgare.
“Stoned Alone” do të tregoje një përdorues të marijuanës, i cili humbet fluturimin për pushimet e tij dimërore, transmeton lapsi.Ky projekt është në hapat e parë të prodhimit dhe ende nuk dihet se kush do të jetë protagonisti dhe nëse do të jetë një film për Krishtlindjeje.
https://www.youtube.com/watch?v=JlgH5ttJVt0