Homologimi apo kontrolli i përshtatshmërisë së automjeteve motorike të importuara në Kosovë para se të lejohen në qarkullim siguron mbrojte vitale të qytetarëve të Kosovës -mbron shëndetin si dhe sigurinë e tyre.
Në kuadër të detyrimeve të përgjithshme ndaj qytetarëve të saj, si dhe detyrimeve të veçanta sipas Ligjit të Automjeteve, Qeveria e Kosovës ka vendosur që puna e homologimit të kryhet në mënyrë më të përshtatshme dhe më të lehtë për qytetarët në lokacione të krijuara në gjashtë qendra testimi të vendosura në vende strategjike në tërë Kosovën.
Kjo qasje e decentralizuar është mirëpritur nga Dhoma Ekonomike e Britanisë në Kosovë
(BCCK) – dhe konsiderojmë që është në të mirën e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.
Dhoma e mirëpret këtë vendim si dhe zbatimin e saj dhe ri-thekson mbështetjen e saj në të gjitha nismat qeveritare për decentralizim të qeverisë dhe përmirësim të qasjes së qytetarëve në qeveri si dhe agjencitë e saja