Hong Kong, fishekzjarrët lëndojnë protestuesit

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Së paku 10 persona janë lënduar pas hedhjes së disa fishekzjarrëve që u hodhën nga një makinë e cila ishte në lëvizje gjatë protestës të aktivistëve pro-demokratikë në Hong Kong.

Në videot e publikuara në mediat sociale shfaqeshin njerëzit duke vrapuar për t’u fshehur nga fishekzjarrët që ishin në drejtim të tij para një stacioni policie në rrethin Tin Shui Ëai, njofton Klan Kosova.

Aktivistët kishin përkrahur një numër të vogël të protestuesve që kishin mbetur brenda stacionit.

Në Hong Kong është rritur tensioni pas disa javësh protesta antiqeveritare.

Incidenti ndodhi të mërkurën kur më shumë se 40 aktivistë u paraqitën në gjykatë të akuzuar për rebelime, për shkak të protestës së të dielës përfundoi në përleshje të dhunshme me policinë.

Nëse dënohen, ata mund të mbesin 10 vjet në burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme