Policia e Hong Kongut ka përdorë dhunë ndaj protestuesve pasi mijëra njerëz marshuan në qytet duke kundërshtuar një ndalesë.
Në disa fotografi shihet se policia duke goditur njerëzit me shkopinj dhe duke përdorur gaz lotsjellës në metronë e Hong Kongut.
Nga policia kanë deklaruar se ata janë thirrur në vendin e ngjarjes “në mes të dhunës ndaj qytetarëve nga protestuesit radikal”.
Sidoqoftë, është e paqartë nëse të gjithë ata të plagosur dhe të arrestuar në sistemin e metrosë ishin të përfshirë në protesta.
Njerëzit dolën në rrugë të shtunën për të shënuar përvjetorin e pestë të ndalesës së qeverisë së Kinës për zgjedhjet plotësisht demokratike në Hong Kong.