Hong Kong-u konfirmoi 133 raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rekord të rritjes ditore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 126 prej rasteve konfirmohen të jenë transmetuar brenda territorit të vendit.
Autoritetet në vend raportuan 123 të prekur nga coronavirusi të premten, derisa Hong Kong-u implementoi masa të rrepta të distancimit shoqëror.
Bëhet e ditur se që nga muaji janar, më shumë se 2,000 persona janë infektuar në vend, ku 18 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 15.7 milionë, ndërsa 640 mijë persona kanë vdekur nga sëmundja e COVID-19.