Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Artisti, i cili numëron një sërë hitesh, ka arritur të transformohet për disa muaj dhe ka hequr plot 18 kilogramë.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e ‘5 data’, ku ka zbuluar se si ka arritur të rikthehet në këtë formë të mahnitshme.
“Bëhen gjashtë muaj apo shtatë që jam në palestër, përkujdesja në ushqim normalisht ndoshta edhe puna e pandemisë kemi pasur më shumë kohë për t’u marrë më shumë me punë fizike, me vetveten më shumë pasi ne gjatë tërë kohës ishim në udhëtime”.
“Kështu që i kam lënë pak ushqimet, me ushtrime kështu shtatë muaj, pothuajse deri në 17 apo 19 kilogramë i kam humbur deri më tani”, ka thënë ai.
Kjo vërehet dukshëm edhe në disa prej imazheve e postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.
Krahas ndalimit të punës dhe aktiviteteve të tij, për Muqiqin pandemia e coronavirusit duket të ketë pasur edhe një anë mjaft pozitive.